spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Vushtrrisë – Tahiri: Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë

Në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Vushtrrisë – 1 Shtatorit, ish kryetari i komunës dhe njëherësh kandidati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, Xhafer Tahiri ka bërë nderime në varrezat e dëshmorëve. Ai thotë se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë.

Postimi i Xhafer Tahiri:

1 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Kombit

Vushtrria sot përkulet me nderim e mirënjohje për bijtë dhe bijat që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron e ardhmja jonë.

🕊️ Kujtojmë me respekt e krenari çdo dëshmor, duke u zotuar se ideali i tyre për liri, drejtësi e demokraci do të mbetet i gjallë në punën tonë të përditshme.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit