Sot është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet të votoj për një president të ri apo do të kemi zgjedhje të reja.
Përkundër disa takimeve mes liderëve të tri partive më të mëdha politike VV, PDK dhe LDK, ende nuk ka një marrëveshje politike.
Siç u raportua dje në media, kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk e ka ndërmend ta propozoj përsëri presidenten aktuale Vjosa Osmani edhe për një mandat.
Ai pritet që pa konsensu politikë, pa një marrëveshje me PDK ose LDK, ta propozoj nënkryetarin e VV-së, Glauk Konjufca për president.
Në rast se nuk arrihet kourumi i kërkuar për votim sot, atëherë Kosova do të shkoj drejt një palë zgjedhjeve të reja.
Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.









