“Distanca e qitjes ishte 2-5 cm…”- Dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor për vrasjen e Liridona Ademajt

Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, në dëshminë e tij për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka sqaruar se mjekësia ligjore ka konstatuar që distanca e qitjes në trupin e së ndjerës nga dorasi i akuzuar, Granit Plava, ishte përreth 2-5 centimetra.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përrreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegiën lëkurore me prezencë te grimcave barutit dhe në bazë të këtyre provave mjeko ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet rreth 2 deri 5 cm. Plaga është përshkruar se ka formë trekëndëshe e cila është e shoqëruar me thyrje të shumëfishta kockore”, ka thënë ai.

“Si rezultat i kësaj plage ka ardh edhe gjakderdhia e brendshme dhe e jashtme trurore e cila është edhe shkaku i vdekjes”, ka shtuar Uka.

“Në raste të ngjashme kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes gjatë kryerjes të autopsisë mjeko ligjore kryhen edhe ekzaminet e duarve të të ndjerëve. Edhe në këtë rast kemi kryer ekzaminim e dy duarve të të ndjerës në mënyrë që në mungesë të faktorëve plotësues të qitjes. Është eleminuar mundesia që e njejta të ketë përdorur armë apo të ketë ndodhur ndonjë vetëvrasje“.

“Përveç plagës vdekjeprurese ekzaminohen të gjitha dëmimet tjera eventuale truppre e në rastin konkret gjatë ekzaminimit të jashtëm trupor është konstatuar gjakëderdhja nënlëkurore“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit