spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Distanca 4 kilometra, snajperi ukrainas eleminon dy ushtarët rusë me një të shtënë (Video)

Një ushtar ukrainas ka vendosur një rekord botëror për snajperë duke neutralizuar dy ushtarë rusë me një të shtënë të vetme nga një distancë prej 4 kilometrash, sipas ushtrisë ukrainase.

E shtëna u krye nga një anëtar i njësisë së forcave speciale “Pryvyd” ose “Fantazmë” pranë qytetit Pokrovsk, rajoni i Donetskut , të enjten, më 14 gusht, dhe u kap në video, e cila u publikua nga analisti ushtarak Yuri Butusov.

Sipas New York Post , duke cituar mediat lokale, e shtëna u realizua nga një pushkë Alligator 14.5 mm e prodhuar në Ukrainë dhe u drejtua me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe dronëve.

Ajo depërtoi në një dritare pas së cilës ndodheshin dy ushtarët rusë, duke i neutralizuar ata.

Distanca prej 4 km konsiderohet tani si rekord në historinë e konflikteve ushtarake. Ajo tejkaloi rekordin e mëparshëm, të arritur gjithashtu nga një snajper ukrainas në vitin 2023. Në atë kohë, një veteran 58-vjeçar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) qëlloi një ushtar rus nga një distancë prej 3,800 metrash duke përdorur pushkën “Lord of the Horizon”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit