Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mori një qëndrim që mos të shkojnë as me pozitën as me opozitën.
Ai tha se ky ka qenë vetëm qëndrim i tij, për këtë pati edhe përgjegjësi.
“Kryetari pas zgjedhjeve të shkurtit ka marrë një qëndrim, që ka qenë i tij dhe i askujt tjetër. Ka thënë as me pozitën as me opozitën, po disi si Fetah. Ka qenë përgjegjësi e tij”, ka thënë ai.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit








