spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Diplomati më i lartë i Iranit mbërrin në Rusi për t’u konsultuar me Putinin, çfarë po “gatuajnë” Moska dhe Teherani?

Diplomati më i lartë i Iranit, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti në Moskë të dielën për t’u konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore kryesore, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit.

Një lëvizje kjo që mund të shqetësojë SHBA-në, pas deklaratave të Medvedev se disa kombe janë të gatshme t’i japin Iranit një koka bërthamore.

Ndërkohë që më parë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se dënon fuqimisht sulmet amerikane, duke i quajtur ato një vendim të papërgjegjshëm që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht se Moska ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare në luftën e saj të vazhdueshme dhe të paprovokuar në Ukrainë.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për shtimin e përpjekjeve për të krijuar kushte për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike”, tha ministria, duke paralajmëruar se sulmet amerikane nënkuptojnë se një raund i rrezikshëm përshkallëzimi ka filluar, i cili rrezikon të dëmtojë më tej sigurinë në rajon.

Kujtojmë se Rusia dhe Irani nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti” në janar, duke çimentuar aleancën e tyre të ngushtë strategjike, megjithëse marrëveshja nuk i kërkoi të dy vendeve të dilnin në mbrojtje të njëra-tjetrës nëse njëri sulmohej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit