Çifti i njohur, dietologia Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me dedikimet e tyre romantike.
Sot është një ditë e veçantë për Erolldin, pasi ai feston ditëlindjen, dhe sigurisht që urimi i partneres së tij nuk mund të mungonte.
Përmes një fotografie të ndarë në Instastory, ku dyshja shfaqet me plot stil dhe mjaft elegantë, Diola nuk i ka kursyer fjalët e mëdha të dashurisë.
Fillimisht, Diola e ka nisur urimin në anglisht: “Gëzuar ditëlindjen Perandori im”.
Më tej, ajo ka vijuar me një dedikim mjaft të ndjerë në gjuhën shqipe, duke e konsideruar Erolldin si provën e dashurisë së Zotit për të
“Paç jetën siç ke zemrën! Të bardhë, flori e diamant! Të paça sa malet! Ti je prova që Zoti më do shumë”.










