Dimal Basha tha se ishte student kur u publikua punimi skandaloz kundër UÇK’së, i kishte 33 vjet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, një ditë pasi u zgjodh në këtë detyrë, iu publikua një pamflet me përmbajtje skandaloze kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku ishte bashkautor i tij.

Në atë punim, pretendohej se UÇK’ja ishte financuar nga bandat kriminale e kartelet e drogës. Mes tjerash, kishte pretendime se diaspora kërcënohej që të dërgonte fonde vullnetare për UÇK’në.

Basha u arsyetua duke thënë se ka qenë autor i vetëm një kapitulli, si dhe se gjatë asaj kohe ishte student.

Por, në kohën kur ky punim doli, Dimal Basha rezulton se i kishte 33 vjet. Në biografinë zyrtare të Bashës në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, rezulton se ai është i lindur më 1979-ën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit