“Dikush u përpoq të lante gjakun”, detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali

23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani, u gjet i vdekur në parkingun e Fakultetit të Ekonomisë dhe Matematikës në Universitetin e Perugias, Itali.

Policia u njoftua rreth orës 4 të mëngjesit dhe kur mbërritën panë se shqiptari ishte qëlluar për vdekje me thikë. Një plagë e thellë e dukshme në trup, pranë gjoksit, cila rezultoi fatale.

Disa të rinj të pranishëm në vendngjarje dëshmuan se një sherr mes një grupi tjetër të rinjsh ndodhi, teksa u larguan menjëherë pas goditjes me thikë.

Sherri për motive banale përshkallëzoi deri në tragjedi. Policia italiane mbërriti në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë.

Autoritetet lokale po mbledhin prova nga vendngjarja, për të zbardhuar të gjithë këtë krim. Sipas informacioneve, Cumani, kishte mbërritur në Perugia me disa miq për të kaluar mbrëmjen në qytet.

Më pas grupi i tij shoqëror u takua me disa të rinj të tjerë që jetonin në Perugia dhe dyshohet se dy grupet se konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta.

Rreth kabinës së hyrjes dhe përgjatë shkallëve që lidhin zonën me Via Elce di Sotto, u gjetën shishe pije alkoolike dhe gota plastike. Një shishe plastike me njolla gjaku e gjetur pranë vendngjarjes, i bën hetuesit të dyshojnë se dikush mund të jetë përpjekur ta lajë gjakun pas sulmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit