Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ish futbollisti i Milanit, është ndaluar nga policia të shtunën në mbrëmje.
Arsyeja e ndalimit të njeriut të parë të futbollit malazez janë disa shkelje të rregullave në trafik.
Saviçeviq iu dorëzua një gjyqtari për kundërvajtje dhe u dënua me gjobë.
Pas dënimit me të holla, Saviçeviq lirohet.
Saviçeviq nuk iu përgjigj thirrjeve nga media malazeze në lidhje me këtë ngjarje.
Ai u soll në gjykatë me akuzë për kundërvajtje të ngritur nga policia e Herceg Novit për shpejtësi dhe tejkalim në vijën e plotë.
Siç ka mësuar jozyrtarisht portali malazez ‘RTCG”, ai refuzoi t’i nënshtrohej një testi për alkool.
“Saviçeviq gjobitet me 1,000 euro, pasi refuzon t’i nënshtrohet testit të alkoolit.
Saviçeviqit i ndalohet të drejtojë automjetin për katër muajt e ardhshëm, ky është vendimi i Departamentit të Herceg Novit përkatësisht
Gjykatës për Kundërvajtje të Lehta”, ka shkruar mediumi mallazez “Vijesti”.
Duhet theksuar se Saviçeviq në vitin 2016 votoi kundër pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.