spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Digjen rreth 7 hektarë grurë në Viti, dëmi rreth 5 mijë euro – Policia arreston një person

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në Sllatinë të Poshtme, në Viti, janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë.

Në raportin e saj, PK-ja shton se, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka djegur disa mbeturina dhe se pastaj zjarri ka kapluar edhe grurin.

Më tej, nga raporti bëhet e ditur se sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 5 mijë euro.

Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Sllatinë e Poshtme, Viti 09.07.2025 – 16:35. Si pasojë e një zjarri janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë. Lidhur me rastin pas hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte kapluar grurin. Sipas ankuesit vlera e dëmit sillet rreth 5000€. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit