Digjen dy kontejnerë me pajisje në vlerë prej 36 mijë euro në Skenderaj, iu vendosen mbishkrime “SRB dhe 4S”

Në Syriganë të Skenderajt, janë djegur dy kontejnerë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejnerë janë vërejtur mbishkrime “SRB dhe 4S”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe po hetohen rrethanat.

“Fsh. Syriganë, Skenderaj 20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit