Diellza Kolgeci parashikon rezultatin final Kosova – Turqia

Aktorja e mirënjohur e Kosovës, Diellza Kolgeci, ka parashikuar rezultatin final të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë që luhet në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Finalja e madhe, finalja historike e drithëruese, pritet me emocione nga miliona shqiptarë, për faktin se fituesi i kësaj finale të madhe do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror në futboll.

“Duke marrë parasysh që edhe Turqi ka një ekip super të mirë në investime të mëdha, por duke marrë parasysh edhe lojtarët tanë që po luajnë me gjithë zemër dhe janë të etur për fitore, besoj që rezultati sonte do të jetë 2:1 për Kosovën.

Ndoshta gola dytë do të shënohet mbas pjesës së parë dhe unë do ta quaj gola e tifozëve sepse Dardanët me kuq e zinj do të janë kulmi i kësaj nate.

Dhe do të dëshiroja këtë fitore me gjithë shpirt së pari për gjithë ata tifozë që ishin në çdo moment me kombëtaren tonë edhe në momente të humbjes dhe momente të fitoreve”, – thotë Diellza Kolgeci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit