spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

‘Dielli do të lindë përsëri’, Behrami ndan një video të rrallë të Thaçit: Specialja, vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit!

Në Ditën e Presidentit, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar për procesin gjyqësorë në Hagë, duke e cilësuar si padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli.

Behrami publikoi një video që e kishte realizuar në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së Presidentit Thaçi para “Prokurorisë fashiste” siç e quan ai. Në video dëgjohen thirrjet “President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

“Kam dashur ta ruaj për ditën kur të shpallet i pafajshëm, por e kam publikuar para disa vjetëve. Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli. Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike – vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë tonë shqiptare! Megjithëkëtë, dielli do të lindë përsëri!”, shkroi ai.

Ndër tjerash, Behrami shkroi se “nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit