spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Diagnostikimi i Biden: Kanceri i tij është i ndjeshëm ndaj hormoneve, me gjasë i menaxhueshëm

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe miku i Kosovës, Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që është shpërndarë edhe në eshtra, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të dielën. Megjithatë, në tërë këtë lajm të hidhur mund të gjendet një gjë pozitive që jep shpresë.

Politikani veteran, i cili u largua nga pushteti në janar, u diagnostikua të premten, pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për shkak të simptomave urinare, raporton televizioni BBC.

Kanceri i tij është një formë më agresive e sëmundjes, i karakterizuar nga rezultati Gleason prej nëntë nga dhjetë. Kjo do të thotë se sëmundja e tij klasifikohet si “e shkallës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të shpërndahen shpejt, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britani.

Thuhet se Bideni dhe familja e tij thuhet se po i shqyrtojnë opsionet për trajtimin e ish-presidentit. Zyra e tij tha se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se me gjasë mund të menaxhohet.

“Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga rezultati Gleason 9 (Grupi i shkallës 5) me metastazë në asht. Përderisa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon menaxhim efikas” – tha zyra e Bidenit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit