Dhunë në familje në Prishtinë – burri dyshohet se e kapi bashkëshorten për flokësh pas konfliktit me vajzën e mitur

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 23.11.2025 rreth orës 11:30 në rrugën “Gjeravica” në Prishtinë.

Sipas informatave ankuesja G.X. ka deklaruar se ka pasur një konflikt verbal mes bashkëshortit të saj N.M. dhe vajzës së tyre të mitur A.M., ku fillimisht janë përdorur fjalë ofenduese.

Në përpjekje për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ajo ka pohuar se është kapur për flokësh nga i dyshuari.

Pala e dyshuar është intervistuar nga policia, por i njëjti nuk ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit