Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 08.01.2026, rreth orës 11:30, në lagjen Re të Kaçanikut.
Sipas informatave që posedon Gazeta, ankuesja K. K.(1981) ka njoftuar Policinë se vajza e saj, rreth 24-vjeçare, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku sipas hetimit preliminar, e dyshuara e kishte goditur nënën e saj me grusht në veshin e majtë, pa i shkaktuar lëndime serioze trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Kaçanikut, ndërsa ndihmë mjekësore i është dhënë edhe të dyshuarës.
Për shkak të gjendjes së saj, e dyshuara nuk është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Lëndim të lehtë trupor – Dhunë në familje”.
Rasti i kompletuar i është referuar njësisë për dhunë në familje të Stacionit Policor Kaçanik, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.










