spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Dhjetëra makina bllokohen nga dëbora në aksin Peshkopi-Maqellarë

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në Shqipëri.

Në aksin Peshkopi-Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugës ka nxjerrë vetëm 4 mjete borëpastruese të cilat janë të pamjaftueshme për të zhbllokuar aksin, ndërsa një pjesë e shoferëve janë gjetur në befasi pasi kanë hequr gomat e dimrit.

Situatë e njëjtë është edhe më aksin Peshkopi-Kukës ku trashësia varion deri në 30 cm në Kalanë e Dodës, por nuk raportohen bllokime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit