Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut.
Me këtë rast, presidentja ka nderuar jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve të Kosovës për liri.
“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka theksuar Shiroka Pula.








