spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Detajet e fundit për vdekjen e Mentor Palokajt, a ka lëndime në trupin e të ndjerit

Rasti i Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil, i cili u gjet pa shenja jete sonte në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa nga ajo që ka mësuar Gazeta në trupin e viktimës nuk janë parë lëndime trupore. Megjithatë shkaqet e vdekjes mbeten të vërtetohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nga ekipi i tyre edhe është bërë tërheqja e trupit të pajetë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha lidhur me rastin se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, më vonë konfirmoi vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Ai u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

Ndërsa faqja në Facebook, e titulluar “Paloka Family, Gurakoc”, shkruan se vdekja e Mentorit i la të pikëlluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit