spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Detaje të reja rreth vdekjes së Hulk Hogan – zbulohet shkaku

Atleti vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt zemrës bllokohet papritur.

Përveç kësaj, u zbulua se legjenda e mundjes kishte kohë që po luftonte në heshtje me leukeminë limfocitare kronike (CLL), një formë kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut të quajtura limfocite.

Një raport miratimi për kremacion i siguruar nga Page Six tregoi gjithashtu se Hogan ishte diagnostikuar më parë me fibrilacion atrial një gjendje e karakterizuar nga rrahje të shpejta dhe të çrregullta të zemrës, sipas përkufizimit të Klinikës Mayo.

Legjenda e mundjes ndërroi jetë më 24 korrik në Florida, në moshën 71-vjeçare.

Vdekja e tij u klasifikua zyrtarisht si për shkaqe natyrale.

Page Six shtoi se Qendra e Shkencës Forenzike e Qarkut Pinellas dha përditësime në lidhje me procesin e kremacionit të tij.

Një zëdhënës i zyrës së mjekësisë ligjore tha për median:

“Nuk jam në dijeni se kur z. Bollea do të krematohet, vetëm se kemi marrë një kërkesë për miratimin e kremacionit.”

Shkaku zyrtar i vdekjes vjen pas pretendimeve se Hogan ishte ndjerë “i dobët” dhe “i turpëruar” pak para se të ndërronte jetë.

Eric Bischoff, miku i tij i ngushtë, ndau detaje nga takimi i fundit me të. Duke folur në podkastin 83 Weeks with Eric Bischoff, ai shpjegoi:

“E kuptova që ishte i dobët. Dëgjohej i lodhur.

[Hogan] më tha: ‘Vërtet dua të të shoh, por më vjen pak turp që të më shohësh kështu, sepse kam qenë shumë keq.’

Unë i thashë:

“Kur të shoh ty, nuk shoh të njëjtën gjë që sheh ti kur shikon veten në pasqyrë, kështu që s’ka rëndësi, do vij të hënën.’”

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, personaliteti i tij vazhdoi të shkëlqente gjatë bisedave.
Eric tregoi:

“E kishte të lodhshme edhe një bisedë, por ishte po ai njeri.”

Më herët gjatë kësaj jave, vajza e tij, Brooke Hogan, reagoi në rrjetet sociale duke i bërë homazh të atit dhe duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre shpeshherë të vështirë.
37-vjeçarja shkroi në Instagram:

“Kur ai e la këtë botë, ndjeva sikur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me të. E ndjeva para se lajmi të na arrinte. E di që tani është në paqe, pa dhimbje, dhe në një vend po aq të bukur sa e kishte imagjinuar. Ai fliste për këtë moment me aq shumë ëndje dhe shpresë. Si të takonte Zotin do të ishte kampionati më i madh që do të fitonte ndonjëherë.”

Brooke e përdori postimin e saj edhe për të “sqaruar disa gjëra” në lidhje me largimin e tyre.

Ylli i reality show-t shkroi:

“Ishte një seri telefonatash private që askush nuk do t’i dëgjojë kurrë, nuk do t’i dijë e as nuk do t’i kuptojë. Babai im më besonte çështje që i rëndonin në zemër, personale dhe biznesi. I ofrova ndihmën time në çdo mënyrë që kishte nevojë. I thashë që e kishte mbështetjen time. E luta të pushonte, të kujdesej për veten.”

Brooke dhe bashkëshorti i saj, Steven Olesky, madje ishin zhvendosur më afër shtëpisë së Hogan ndërsa ai po përballej me probleme shëndetësore.

Ajo tha:

“Kishim kaluar së bashku gati 25 ndërhyrje kirurgjikale, dhe papritur ai nuk donte më që të isha pranë në ndërhyrje… gjithçka filloi të mbulohej nga një mjegull e dendur. Ishte sikur kishte ngritur një mur rreth vetes që s’mund ta çaja dot.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit