spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Detaje të reja për plagosjen e policit – Kjo është gjendja e tij

Një incident i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u qëllua me armë nga një person është zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i plagosur i takon Njësisë së Trafikut dhe në momentin që i dyshuari e qëlloi ishte jashtë detyrës zyrtare.

Po ashtu, Gazeta mëson se polici është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor.Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit