spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Detaje të reja, çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll?

Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.

Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit