Detaje për rastin në Deçan – burri sulmoi një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.

Lidhur me këtë, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria në Pejë, ka njoftuar se burri është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.


Ai ka njoftuar edhe se i mituri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar vepër penale.

“Një rast në oborrin e shkollës, me ç’rast dyshohet se një prind ka sulmuar fizikisht një nxënës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenu mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe kanë shmang prind. Më pas është njoftuar policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën penale ‘’lëndim i lehtë trupor’’, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor.


Sa i përket motiveve për këtë, ai ka thënë se: Nga informatat që kemi ne, nuk ka pasur konflikt fizik vetëm ka pasur konflikt verbal para disa kohësh.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit