Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Durrësit. Një person u gjet i pajetë në banesën e tij me plagë thike në trup. Viktima është identifikuar si 51-vjeçari Valbon Beqiraj.
Burime bëjnë me dije se ka qenë nipi i tij ai që ka zbuluar trupin dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje pak minuta pas sinjalizimit, duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet. Ekspertët e krimeve kanë marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës, ndërkohë që po kryhen veprimet e ekspertizës për të përcaktuar rrethanat e vrasjes.









