Të dielën mbrëma në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se ka përfunduar me vrasje.
Sipas hetimeve, 24-vjeçarja A.R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurin e saj, F.H. rreth orës 22:40, duke e lënë të vdekur në vendngjarje
E dyshuara ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas në QKUK në gjendje stabile.
Prokuroria ka ndaluar 24-vjeçaren për 48 orë dhe ka kërkuar paraburgim ndaj saj, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:








