Detaje nga atentati, gazetari nga Shkodra: Autori e ndoqi objektivin Erogen Vaso pas banakut

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati që ndodhi ditën e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Gazetari i Euronews për Shkodrën, Teodor Gjergo tha se sipas dëshmive, autori ka qëlluar disa herë mbi objektivin Erogen Vaso, deri sa e ka ndjekur atë edhe pas banakut.

“Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës së Erogen Vasos së bashku me Armando Palin, që ka vdekur në vend, më pas edhe truproja që vdiq më pas. Vaso duket që vuri re lëvizjet e autorit, pavarësisht se ishte qëlluar, dhe është munduar të shmanget duke u futur pas banakut. Më pas, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar në mënyrë të vazhdueshme duke e rrëzuar në tokë. Autori ka qëlluar disa herë, ku thuhet se ka më shumë se tre plumba. Më pas, autori Ragip Gilaj ka tentuar të dalë.” – shprehet Gjergo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit