spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Detaje ekskluzive për vrasjen e dy vëllezërve nga dhëndri i tyre në Malishevë

GazetaKosova.net ka siguruar detaje ekskluzive lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Malishevën, ku dhëndri Astrit Isufi vrau dy vëllezërit Naim dhe Driton Morina, pas një konflikti të ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas burimeve të GazetaKosova.net, Astrit Isufi kishte pasur probleme të shumta familjare me bashkëshorten e tij. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj, gruaja e kishte denoncuar rastin në polici, pas çka Isufi ishte arrestuar dhe më pas ishte dënuar me burgim. Ai ishte liruar vetëm pak kohë më parë.

Edhe pse formalisht jetonin në të njëjtën shtëpi, çifti prej kohësh ishin të ndarë – gruaja me vajzat qëndronte në njërin kat, ndërsa Isufi me djemtë në katin tjetër.

Së fundmi, babai i bashkëshortes së Isufit kishte ndërruar jetë, dhe ajo ishte kthyer në familjen e saj për të pritur të pamen. Sot, Astrit Isufi kishte shkuar për ta marrë gruan, megjithëse marrëdhëniet mes tyre ishin të prishura. Vëllezërit e saj, Naim dhe Driton Morina, e kishin ndaluar që të kthehej me të.

Pas një përleshjeje verbale, Isufi kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Burime të GazetaKosova.net bëjnë të ditur se çifti ndodhej në një proces gjyqësor në pritje të vendimit përfundimtar lidhur me akuzat për dhunë në familje. Gruaja kishte deklaruar se “kam vajzat e mia dhe nuk do t’i lë kurrë”, ndërsa Isufi kishte vazhduar të jetonte me djemtë e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit