spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Detaje ekskluzive: Don Xhoni ia zuri rrugën me veturë Bini Diezit – krejt çka ndodhi

Mbrëmjen e së dielës producenti Shkumbin Nebihu (Bini Diez), është sulmuar nga Don Xhoni dhe disa persona të tjerë në lagjen Qershia në Prishtinë.

Media sjell detaje të reja se si ka ndodhur i tërë rasti.

Gjithçka ka nisur rreth orës 19:00, kur producenti Bini Diez po lëvizte me veturën e tij të tipit Audi A8.

Gjatë asaj kohë, persona të tjerë, në një veturë tjetër ia zunë rrugën. Aty ishte reperi Don Xhoni dhe vëllai i tij, Leonard Isufi.

Të njëjtit, sipas burimeve, kanë tentuar t’ia hapin derën Nebihut, ku njëri prej tyre dyshohet se ia ka goditur xhamin e veturës me armë.

Bini Diez më herët tha se momentin e ngjarjes “është përdorur armë” dhe se ai ka arritur të largohet bashkë me familjen e tij, për t’u paraqitur më pas në polici.

“Është bërë sulm ndaj meje padrejtësisht. M’u ka thyer vetura nga Don Xhoni. Nuk kam absolutisht asgjë me atë person. Kam dalë me familje, u përdor armë, me revole më kanë dalë. Nuk jam lënduar, jam larguar me makinë. Në polici jam”, ka deklaruar Bini Diez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit