Për të 19-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Prej 15 prillit deputetët janë mbledhur pothuajse çdo dy ditë, por nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por partitë -ish-opozitare po refuzojnë të miratojnë ndryshimin e metodës së votimit.
Albulena Haxhiu, kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në seancat e mëparshme, duke lënë të bllokuar procesin e konstituimit.








