Dështimet e bisedimeve me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’është fund, por moment kthese për LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka mbajtur një takim virtual me të gjitha 88 nëndegët e kësaj partie në mërgatë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se i ka njoftuar për rrjedhën e proceseve negociuese, të cilat, siç thotë ai, fatkeqësisht dështuan, përkundër vullnetit maksimal dhe kërkesave miminale të partisë.

“Por ky dështim nuk është fund; është moment kthese. Dhe atë kthesë e madhe për Lidhjen.  Folëm hapur për momentin politik dhe për domosdoshmërinë e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së; si rruga e vetme për ta kthyer drejtimin e vendit dhe për të ndërtuar një alternativë të denjë për qytetarët”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ndër të tjera, Abdixhiku njofton se u dakordua për mobilizim të plotë dhe nisjen e menjëhershme të përgatitjeve për tubime e takime në mërgatë.

“Mërgata jonë nuk është vetëm mbështetje; është pjesë vendimtare e kthesës që po ndërtojmë. Koha për pritje ka përfunduar.  Koha për veprim ka nisur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit