Dëshmia prekëse e nënës së Bekim Varit: E pashë për herë të fundit duke hipur në një kamionet…

Sot, në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së të riut Bekim Vari.

Para trupit gjykues ka dëshmuar nëna e tij, Nexhmije Vari, e cila ka rrëfyer për herë të fundit kur e ka parë të birin dhe rrethanat e zhdukjes së tij.

Ajo ka deklaruar se më 22 janar 2025, djali i saj kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje, duke i thënë se do të shkonte në mal, por pa treguar se me kë.

“Më 22 janar 2025 kam qenë në shtëpi me djalin tim, tani të ndjerin Bekim. Kemi biseduar dhe ai më ka thënë se ‘kemi me shkuar sonte në mal’, por nuk më ka treguar me kë do të shkojë. As unë nuk e kam pyetur se me kë po shkon. Rreth orës 18:00, kur tashmë ishte errësirë, Bekimi ka dalë nga shtëpia.”, ka rrëfyer ajo.

Në dëshminë e saj, Nexhmije Vari tregoi se djali i saj ishte larguar nga shtëpia në mënyrë të zakonshme, si herët e tjera kur shkonte në mal, pa shfaqur shqetësime apo ndryshime në sjellje. Ajo nuk kishte dijeni me kë shoqërohej gjatë këtyre daljeve dhe as atë natë nuk kishte arritur të identifikonte personat që erdhën ta marrin.

“Në oborr ka ardhur një kamionet i bardhë me një pjesë shtesë për rimorkio me dy goma. Unë nuk kam mundur të shoh kush ishte brenda, sepse nuk kishte rrymë, por vetëm e kam parë Bekimin duke hipur në kamionet, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Bekimi edhe më herët ka shkuar në mal me shokë, por asnjëherë nuk më ka treguar me kë. Atë natë nuk e kam vërejtur nëse e ka marrë armën (kallashin) me vete, por pasi ai doli nga shtëpia, unë kam kontrolluar dhe kam vërejtur se arma nuk ishte në shtëpi.”, theksoi tutje ajo.

Sipas saj, një mesazh i dyshimtë i ardhur pas zhdukjes së tij, ku pretendohej se kishte udhëtuar për në Gjermani, ngriti dyshime në familje, të cilat u forcuan pasi gjetën pasaportën e tij në shtëpi. Kjo i shtyu që pas disa ditësh ta raportojnë rastin në polici.

“Më 23 janar 2025, nipit tim Leonit i ka ardhur një mesazh në emër të Bekimit, ku shkruhej ‘jam nisur për në Gjermani’. Djali nuk e ka parë menjëherë mesazhin, por të nesërmen më ka treguar dhe kemi kuptuar se ai shkrim nuk ishte i Bekimit, sepse ai gjithmonë shkruante më qartë.Pasi kemi pranuar mesazhin, kemi kontaktuar djalin tjetër në Gjermani, Bashkimin, dhe e kemi pyetur nëse Bekimi kishte shkuar atje, por ai na ka thënë se nuk ka folur me të dhe se nuk kishte ardhur në Gjermani.”, tha ajo.

Ajo gjithashtu deklaroi se familja nuk kishte pasur konflikte me askënd dhe se Bekimi nuk ishte larguar asnjëherë më parë pa i njoftuar.

“Fillimisht nuk e kemi lajmëruar rastin menjëherë, por pas 5-6 ditësh që nuk po mundnim ta gjenim Bekimin. Gjatë kësaj kohe nuk e gjenim pasaportën, por kur e gjetëm në shtëpi, e kuptuam se ai nuk mund të kishte udhëtuar dhe e lajmëruam rastin në polici.Ne nuk kemi pasur asnjë problem as me familjarë dhe as me ndonjë person tjetër, as më herët dhe as në atë kohë. Bekimi gjithashtu asnjëherë nuk ka shkuar në Gjermani pa na njoftuar.”, përfundoi ajo në dëshminë e saj.

Në fund të janarit 2025, Bekim Vari nga Ferizaj u raportua i zhdukur, ndërsa më 5 shkurt trupi i tij u gjet i groposur në një zonë malore të fshatit Manastirc.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Leutrim Fejza dyshohet se më 23 janar 2025 e ka vrarë viktimën në mënyrë mizore dhe më pas ka tentuar të fshehë krimin duke groposur trupin.

Ai po përballet me akuzën për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit