spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Derisa vdekja të na ndajë”, reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Zhota: Përgjithmonë nusja jote e bardhë

Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpulit, Diogo Zhota, bashkëshortja e tij Rute Kardoso ka ndarë një homazh prekës në rrjetet sociale.

Ajo postoi tri foto nga dita e dasmës së tyre, të cilat i shoqëroi me mesazhin: “1 muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, nusja jote e bardhë.”

Çifti u martua vetëm 11 ditë para aksidentit fatal në Spanjë, ku Diog Zhota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga dhe mori flakë. Zhota, 28 vjeç, ishte nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vetëm pak orë para aksidentit tragjik kishte drekuar me familjen në një resort në Portugali.

Lajmi tronditi botën e futbollit. Mijëra tifozë dhe kolegë shprehën ngushëllime, ndërsa Liverpuli nderoi kujtimin e tij duke tërhequr fanelën me numrin 20 dhe duke organizuar një miqësore emocionale në nder të tij. Para fillimit të ndeshjes, stadiumi u mbush me tingujt e “You’ll Never Walk Alone” dhe një minutë heshtje u mbajt për Zhotën dhe të vëllanë.

Diogo Zhota la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e vegjël, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e fansave dhe miqve në mbarë botën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit