Spektakli i mbrëmshëm solli shumë tension, veçanërisht në momentin kur u diskutua Endri dhe lidhja e tij me Benitën, ku u komentua madje edhe pasuria e tij. Debati ndezi reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Megjithatë, Endri duket se nuk është aspak i fokusuar as te Benita e as te zhurma e spektaklit. Ai ka zgjedhur të heshtë për komentet, ndërsa në rrjete sociale ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, duke lënë të kuptohet se vëmendja e tij është e përqendruar te karriera.











