Gjatë kohës së luftës në Kosovë, shumë shqiptarë u dëbuan nga vendlindja.
Në një video prekëse të cilën e ka publikuar Esat Shala, arkivuesi i arkivuesi i mijëra videove të luftës së UÇK-së, shihet një grua që tregon se kishte sjellë nënën e saj të moshuar nga Kosova drejt Shqipërisë, në përpjekje për ta shpëtuar nga lufta, pasi ishin dëbuar me dhunë nga forcat serbe.
E moshuara e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, gjatë rrugës nga Kosova, e lodhur e dërrmuar vdiq duke mos iu bërë ballë plagëve të marra rrugës.
Gruaja tregon se e kishte sjellë nënën me karrocë deri në kufi të shtetit shqiptar, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.
“Nënën e vendosëm në kolicë, pasi ishte e sëmurë, askush nuk na merrte rrugës, deri në kufi e kemi sjellë me kolicë. E qeshtu tu hjekë… ishte sëmurë, që dy ditë e kemi shtri këtu në spital, ishte shumë e lodhur edhe vdiq. U tutëm mandej që po na mbysin a po na masakrojnë…”, tregon ajo mes lotësh.
Por, pavarësisht gjithë mundit nëna nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe lodhjes së rrugës, ajo ndërroi jetë pak ditë pasi mbërriti në Shqipëri.








