spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

“Deri dje kërkonim kë të do Amerika” – Çun Lajçi ‘godet’ partitë dhe mbron Kurtin e Vjosën

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për heshtjen e intelektualëve dhe interesat partiake që, sipas tij, po mbizotërojnë mbi interesin e qytetarëve.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Lajçi ka folur për raportin e politikës me Amerikën, për sulmet ndaj Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, si dhe për kthimin e Kosovës në mendësi të vjetra, duke theksuar se vendi ka nevojë për guxim, ndershmëri dhe përfaqësim të vërtetë të popullit që vuan nga elitat milionere të pushtetit.

Shkrimi i plotë

Ju keni interesa ma t’mira

por jo edhe nji njeri që flet pa ia rrudhë qerpiku

Unë s’loboj

unë flas hapun; – e them ate që duhet thanë

nuk ia çeli shtegun haraçxhiut

nuk heshti para analfabetit

unë flas pa doreza

pa qime n’gjuhë!

Je artis!

Hesht. Mos lobo!

S’asht unifikuese; – kishte shkrue njeni

përçarëse asht, – kishte shtue tjetri.

E Kurtit asht! – ia kishte vu kapakun filan fisteku!

Kosova ka nevojë jo për mend, jo për fjalë inglizçe,

por për trima e burra odash!

Qesha!

O Zot sa shumë qesha!

Po kthehemi në kohën e odave, pleqnarëve, hoxhallarëve që na i lexonin letrat!

Dhe…

deri dje thoshim; – na duhet dikush që e don Amerika

dikush që e don Amerikën

dikush që s’merr vendime pa Amerikën!

Dhe …

a s’asht e vetmja, e përkëdheluna e Trampit?

E vetmja që s’ban hapa pa e pyet Vashingtonin?

Por …

ja që partitë e patën me hile edhe dje edhe sot!

Partitë që zvogëlohen si përrojet mbas shiut, dalin kundër Vjosës. Bajnë thirrje; – mos e votoni, ajo asht e Kurtit e Kurti pret me ra shi e me u rritë prrojet e me i ba 80 e ca deputetë që gozhdohen n’karriget e Kuvendit

që votojnë për Po e Jo

e n’fund ta votojnë deputet e Kurtit

e Kosova t’ecë me Amerikën

t’ecë me popullin që po vuen nga milionerët e partive n’pushtet!

Ju edhe mund të keni ndonji interes nga Vjosa

nga Kurti

nga liderët milioner

Po unë çfar interesi kam që mendoj për gjeneratat e palinduna

e shes libra rrugëve për ekzistencën time!

Nuk keni zgjidhje ma t’mirë

keni interesa ma t’mira

por jo edhe nji njeri që flet pa ia rrudhë qerpiku

edhe n’Londër

edhe n’Vashington!

Rrnoftë Kosova e rrnoftë populli se për lidërt partiak, kishte me na hangër dreqi n’drekë e n’darkë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit