Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha se Rusia tashmë prej kohësh po provokon BE, SHBA dhe NATO.

Ai shtoi se Rusia do të jetë e lumtur që të ndezë zjarret dhe në Ballkan përmes aleatit të saj Serbisë.

“Disa mendojnë që ne jemi në Luftën e Tretë dhe unë jam një prej tyre. Nëse do të ketë një zgjerim të luftës pasi Rusia po provokon NATO, BE dhe SHBA. Kundërpërgjigja është e vakët dhe nuk është vetëm për vendet baltike. Rusia kërkon të verë zjarrin dhe në Ballkan, ajo ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur që dhe Ballkani të marrë zjarr.

Dhe jam i bindur që roli i tyre ka qenë i madh edhe në fillimin e luftës në Lindjen e Mesme”, u shpreh deputeti Oleksiy Goncharenko.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit