spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Deputeti i PDK’së përkrah kandidaturën e Hajdarit: Drenasi do të ecë përpara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka përshëndetur vendimin e kryesisë së partisë, që të kandidohet Petrit Hajdari për kryetar të Komunës së Drenasit.

Demaku, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka deklaruar se e mbështet vendimin e kryesisë që të kandidojë Petrit Hajdari për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së dhe se ky i fundit ka vision për të ardhmen.

“Jam i bindur se ai do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të bazuar në vlera, ide dhe program të mirëfilltë, ku qytetari dhe nevojat e tij do të jenë në qendër të vëmendjes. Nën udhëheqjen e tij, Drenasi do të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe mirëqenies, bashkë me PDK-në”, thotë Demaku.

“Në këto momente të rëndësishme për vendin tonë, kemi më shumë se kurrë nevojë për unitet dhe bashkim. Kjo frymë e bashkimit dhe përkushtimit ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së PDK-së, e kultivuar dhe trashëguar nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, përfundon shkrimi i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit