Deputeti i LDK-së: Mungesa e vullnetit nga LVV rrezikon vendin me zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se mungesa e vullnetit nga Lëvizja Vetëvendosje po e vështirëson zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve, nëse nuk arrihet konsensus.

Zemaj tha se mungon vullneti politik nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e një presidenti.

“Po nëse nuk ka zgjidhje në afatin i cili tashmë është dhënë dhe ditët janë vetëm duke u harxhuar, jemi më afër zgjedhjeve sesa një zgjidhje që po shihet. Sepse në mungesë të vullnetit të partisë shumicë, duket që nuk ka interesim që të kemi një president në këtë fazë, ose një president siç është kërkuar dhe kërkohet sipas Kushtetutës, që është një president konsensual dhe i cili përfaqëson të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Zemaj


Deputeti tha se LDK nuk përkrah kandidatët partiak dhe se një gjë e tillë i sjell Kosovës sistem të padëshirueshëm.

“Nëse ka insistim për president partiak, atë e kemi kundërshtuar dhe kemi thënë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dëshiron t’i japë Kosovës një president i cili është partiak, mbi të gjitha sundimin me tri pozicione që atëherë do të kalonim në një sistem të padëshirueshëm për Republikën tonë”, u shpreh ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Zemaj tha se LDK ka kontribuar mjaftueshëm në këtë proces duke i bërë thirrje LVV-së që të ofrojnë një zgjidhje.

“LDK-ja ka dhënë të gjithë mundësinë e saj për këtë proces: e para me takimet, me konsultimet, mbi të gjitha me idetë, por edhe me propozimet nëse ka edhe marrëveshje klasike politike. Asnjë mundësi tjetër ne nuk e kemi, por ne i thërrasim shumicën parlamentare që të ofrojnë një zgjidhje dhe të ofrojnë konsensusin për zgjedhjen e presidentit të vendit”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit të nxjerrë më 6 mars, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga data 25 mars kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.


Sipas vendimit, pas shpërndarjes ‘ex constitutione’ (shpërndahet në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës) së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja tha se Kuvendi i Kosovës shpërndahet në tri raste: nëse brenda 60 ditësh nga data e caktimit të mandatarit nga presidenti nuk formohet Qeveria, nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë 2/3 e të gjithë deputetëve dhe nëse brenda 60 ditësh nga data e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Gjykata marrë për bazë kontekstin specifik të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, vlerësoi se Kuvendi nuk ka pasur gjashtëdhjetë 60 ditë në dispozicion, brenda të cilës periudhë duhej përfunduar procedura për zgjedhjen e presidentit”, u tha në vendim të Kushtetueses.

Sipas Gjykatës Kushtetuese procedura për zgjedhjen e presidentit, “që nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë”, duhet të përfundojë “ jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”.

“Këto dy afate janë të ndërlidhura, në atë mënyrë që procedura duhet të zhvillohet brenda kufirit prej 60 ditësh dhe të përfundojë me zgjedhjen e presidentit jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual”, u tha në vendim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit