spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Deputeti i LDK-së: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve serioze për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.

Në një deklaratë deputeti Xhaferi tha se qasja destruktive e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë.

‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjedhur që të mbajë vendin të ambicieve të veta personale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë. Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik. Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik. Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë”, tha Xhaferi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit