Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e tij janë uzurpatorë të institucioneve.
Ai shton se kabineti në detyrë po mban postet kundërligjshëm edhe pse ka një vendim të Gjykatës Supreme që e sheh si shkelje ligjore ushtrimin e dy pozitave në të njëjtën kohë.
Guri ka thënë se askund në botë nuk ekziston ndonjë shtet, ku dikush paradite është kryeministër e pasdite deputet.
Sipas tij, zgjedhjet e reja janë të nevojshme për t’i çliruar institucionet.










