Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së lavdishme të luftës për liri.
Ai ka përkujtuar aksionin e 11 shtatorit 1997, kur në orën 23:00, 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të guximit dhe vendosmërisë për liri e pavarësi.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së!”, ka shkruar Brahimaj.










