Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që votuan pro formimit të Gjykatës Speciale.

Sadiku ka thënë se nëse duan dorëheqje, atëherë duhet një kronologji më ndryshe. Sipas Sadikut, le të dorëhiqen ata që kundërshtuan Marrëveshjen e Rambujesë, Pakon e Ahtisaarit e formimin e shtetësisë.

“Disa deputetë të VV-së paskan kërkuar dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale. Në rregull. Atëherë ndoshta është mirë me fillu pak më herët. Me u dorëheq ata që ishin kundër Rambujesë. Ata që ishin kundër Pakos së Ahtisaarit. Ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot”, deklaroi Sadiku.


“Ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet. Ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov. Nëse po hapim temën e përgjegjësisë politike po fillojmë me themelet”, ka deklaruar Sadiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit