Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, duke dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.
Sulmi i shtatorit 2023 kishte lënë të vrarë zyrtarin policor Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.
Tre të akuzuarit e dënuar janë pjesë e një grupi prej 45 personash ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për sulmin në pjesën veriore të Kosovës, rreth një vit pas ngjarjes.
Në aktakuzë përfshihet edhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili cilësohet si “kreu i grupit terrorist” dhe është përmendur si një nga figurat kryesore të organizimit të sulmit.
Radoiçiq aktualisht ndodhet në Beograd dhe nuk është dorëzuar ende nga Serbia










