Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me vendimet e shpallura nga trupi gjykues.
“Nuk e kam pritur që një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës të marrë kësi veprimesh”, ka thënë Konjufca.
Në aktgjykimin e shpallur më 16 shtator në Hagë, Gjykata Speciale dënoi ish-krerët e UÇK-së me këto dënime: Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim.








