spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Deliu publikon foto me Nënën Rukë të Haradinajve: Është nënë e heronjve

Blerta Deliu – Kodra, deputete për pesë mandate e PDK-së, ka publikuar një fotografi me Rukë Haradinajn, nëna e dëshmorit Luan Haradinaj dhe ish-komandantëve të njohur Ramush e Daut Haradinaj.

Deliu ka shkruar se Nëna Rukë është nënë e heronjve.

Tutje, ajo ka kritikuar gjuhën e ashpër, duke shkruar se kurrë hallall mos iu qoftë.

“Nana Rukë është nënë e heronjve. E tillë si shumë nëna të Kosovës që mbajnë në zemër dhimbjen dhe krenarinë e luftës. Sa herë i shohim me lot në sy, dhimbja na kthehet e njejtë. E sa herë i shohim të buzëqeshin, na lehtësohet shpirti.
Por askush nuk e ka menduar kurrë se Nana Rukë, dhe nëna të tjera të heronjve, do të duhej të ballafaqoheshin me shpifje, me fjalë të ulëta, me sulme politike të përditshme.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi, është mosmirënjohje.

Kush e solli këtë mendësi? S’e di.
Por kurrë hallall mos i qoftë!” – ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit