Deliu: Ministrja serbe i kërkoi falje Vuçiqit, jo viktimave të Kosovës

Blerta Deliu nga PDK-ja, ka thënë se kur një ministre serbe thotë publikisht se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” dhe më pas kërkon falje vetëm para Vuçiqit, ky nuk është lapsus, ajo thotë se është një zbulesë e rrezikshme e një mentaliteti që ende refuzon të përballet me të vërtetën.

Deliu tha se falja nuk iu kërkua viktimave. E as familjeve që prej vitesh kërkojnë eshtrat e më të dashurve.

“Nuk iu kërkua Kosovës, e cila mbart plagët e një lufte të shkaktuar nga politika e spastrimit dhe dhunës. Falja iu kërkua pushtetit, sepse shqetësimi nuk ishte krimi i glorifikuar, por dëmi ndaj imazhit politik. Kjo është arsyeja pse deklarata të tilla nuk mund të kalohen si “gabime personale”. Ato kërkojnë përgjegjësi dhe reagim të qartë. Kush justifikon, minimizon idetë e spastrimit etnik, nuk duhet të ketë vend në institucione që pretendojnë të ndërtojnë paqe dhe marrëdhënie normale”, ka shkruar ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit