Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të fundit në vend.

Deliu-Kodra ka treguar edhe për paraqitjen e këtij profili në Prokurorinë Speciale të Kosovës, veprim që deputetja e zgjedhur e ka bërë paraditen e së hënës.

Ajo ka thënë se në shumë raste ka qenë pre e fushatave linçuese nga një profil i tillë, por edhe të tjerë që, sipas saj, janë krijuar vazhdimisht, e sidomos në kohë zgjedhjesh.

Deliu-Kodra ka thënë se në sulmet e këtyre profileve në rrjete sociale, asnjëherë nuk atakohen përfaqësues ose liderë të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm të partive tjera.

“Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”, kemi me mijëra të tillë që kanë zënë vend në shoqërinë tonë. Rreziku i helmimit, kontaminimit shoqëror, për rrezikun e linçit publik…Unë sot kam deponuar dëshminë time lidhur me profilin e përfolur deri tash”, ka thënë Deliu-Kodra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit