spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Deliu-Kodra: As sot s’pres ndryshim në Kuvend, Kosova ka nevojë për institucione

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim të ri as në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e quajtur situatën aktuale “për keqardhje”.

“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje,” u shpreh Deliu për media.

Ajo vuri theksin mbi përgjegjësinë që ka partia e parë në këtë krizë politike që po zvarrit konstituimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së foli gjithashtu për tensionet në rritje me Serbinë, duke nënvizuar rëndësinë që Kosova të ketë institucione funksionale përballë rreziqeve të jashtme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit