Deliu i reagon burrit të Albulena Haxhiut pasi e quajti “vrasës” Përparim Ramën: “Lule Gjelat” vijnë nga pakultura juaj politike

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i njohur për gjuhë të përshkallëzuar e ka quajtur “vrasës” Përparim Ramën, kryetarin e Prishtinës.


Blerta Deliu e Partisë Demokratike të Kosovës e dënoi gjuhën e Alban Krasniqit dhe e lidhi me “Lule Gjelat.”

Postimi i plotë:

Për këdo që ende pyet se nga vijnë “Lule Gjelat”, përgjigjja gjendet te gjuha që përdorin vetë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kur një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e quan publikisht Kryetarin e Prishtinës “vrasës”, pa asnjë vendim gjykate, atëherë askush nuk duhet të çuditet pse rrjetet sociale janë mbushur me profile anonime që shpifin, etiketojnë dhe linçojnë njerëz çdo ditë.

“Lule Gjelat” nuk lindën rastësisht. Ato ushqehen nga një kulturë politike ku shpifja zë vendin e argumentit, etiketa zë vendin e debatit dhe urrejtja paraqitet si aktivizëm.

Kur kjo gjuhë vjen edhe nga njerëz që mbajnë funksione në institucione që duhet të jenë të paanshme, problemi nuk është më një koment në Facebook. Problemi është standardi që po i servohet shoqërisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit